Bënë për spital 21 vjeçarin në Selanik, arrestohen 5 persona, dy prej tyre shqiptarë

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan brutalisht një 21-vjeçar në Selanik. Të arrestuarit janë 17 deri në 22 vjeç.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në zonën e Kyminës rreth orës 22:00, raportojnë mediat greke.

Për arsye ende të panjohura, të rinjtë kanë sulmuar me grushte dhe shkelma 21 vjeçarin, i cili për pasojë ka marrë plagë në kokë dhe trup dhe është dërguar menjëherë në spital.

21-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë.

Deri më tani po shqyrtohet mundësia që autorët të kenë përdorur një objekt, si grusht hekuri që u gjet në vendngjarje.

Share it :