21 janari në SPAK/ Gjokutaj: Manovra politike të Ramës, deziformim me Strasburgun

Genc Gjokutaj, avokati i liderit të opozitës Sali Berisha, e konsideron një manovër politike të Kryeministrit Edi Rama, vendimin e Gjykatës së Lartë, që dërgoi dosjen e 21 janarit për hetime në SPAK.

Gjokutaj shprehet se vendimi  i GjEDNj, që trumbetohet si baza e këtij vendimi është një dizinformim dashakeq pasi Strasburgu nuk përcakton kompetencën e hetimit pasi nuk e lejon as Ligji dhe as Rregullorja mbi të cilat ajo (GjEDNj) funksionon!

Postimi i Gjokutajt

Çeshtja ne Gjykaten e Lartë qe dergoi dosjen e 21 janarit per kompetence hetimi ne SPAK eshte as me shume e as me pak nje manover politike e KM Rama pas 13 vjetesh histori e propagande por tashme nepermjet Drejtesise!

Vendimi i GjEDNj e cila trumbetohet si baza e ketij vendimi eshte nje dizinformim dashakeq pasi Strasburgu nuk percakton kompetencen e hetimit pasi nuk e lejon as Ligji dhe as Rregullorja mbi te cilat ajo (GjEDNj) funksionon!

Fakti qe çeshtja duhej te dergohej medoemos ne SPAK shpjegon edhe qellimin e ketij vendimi te GjL te Shqiperise!

Sepse ne baze te nenit 75/a, gërma “ç” te Kodit te Procedures Penale SPAK heton vetem nje rreth te caktuar zyrtaresh te larte pavaresisht nga dispozita qe akuzohet!

Per shembull shperdorimi i detyres nga nje zyrtar i zakonshem hetohet nga Prokurorite e Rretheve ndersa po e njejta veper e konsumuar nga nje zyrtar i larte hetohet nga SPAK!

Gjykata e Strasburgut ngre probleme per kryerjen e veprimeve sqaruese ne lidhje vetem me vrasjen e te ndjerit A. N por ne asnje rresht nuk permend problem kompetence!

Prandaj vendimi i Strasburgut nuk e dergon çeshtjen ne SPAK!

Ndersa qëllimi politik i KM per goditjen e kundershtareve politike e detyroi Gjykaten e Larte te mbyllte syte dhe te shkelte rende ligjin!

Jo vetem kaq por para nje viti e ca Ministri i Drejtesise Ulsi Manja ka bere kallezim per çeshtjen e 21 janarit në SPAK dhe ky i fundit ka vendosur moskompetencen e hetimit per kete çeshtje! Qe shqip do te thote se nuk ka asnje prove per ndonje zyrtar te larte te kohes qe do te mund ti jepte SPAK-ut kompetence hetimi!

Sot GjL i jep SPAK-ut kompetence hetimi! Nje mish mash te tille ne sistemin e Drejtesise e shkakton vetem politika e mbrapshte dhe anti demokratike qe ka kapur ate (drejtesine) per fyti!

Kjo eshte e verteta! Te tjerat jane fjale sipas interesit!

Share it :