Kthjellime dhe alternime vranësirash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Për ditën e Enje, vendi ynë do të ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik dhe e masave ajrore të ftohta dhe relativisht të lagështa.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 8-10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore -1 deri 15°C
  • në zonat e ulëta 1 deri 20°C
  • në zonat bregdetare 5 deri 20°C
Share it :