“U ulën në tavolinë, nuk zgjidhën asgjë!”/ Bushati kritika opozitës: U kënaqën që Rama u njohu Saliun!

Andi Bushati ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës.

 

Bushati tha se opozita nuk fiton asgjë me këtë marrëveshje dhe se ajo ka për qëllim kryesor njohjen e Berishës nga mazhoranca, duke hequr dorë nga parimet dhe komisionet hetimore.

“Opozita prej pesë muajsh, që kur filloi të hedhë flakadanët, ka patur dy kërkesa themelore, njohjen si opozitë reale dhe komisionet hetimore. Pra kërkonte gjërat më normale të botës. Por ne nuk jetojmë në normalitet por në diktaturë.  Si të tilla gjërat normale duhet ti fitosh përmes anormalitetit. Këta u ulën në tavolinë për ta zgjidhur por nuk zgjidhën asgjë.

Në negociatë bihet dakord kur secila palë tërheq dicka nga vetja. Në këtë negocitë, edhe sikur mazhoranca ti njihte si palë dhe të jepte të teta komisionet, prapë nuk do të lëshonte gjë. Këta kanë marrë dy komisione, kanë lënë gjashtë dhe kanë marrë njohje nën zë.

Kam përdorur atë term “shitje me vulë”, për arsye se opozita është kënaqur që i kanë njohur Saliun. Rama ka hequr dorë nga ajo “nuk negocioj me non-gratën” dhe e ka njohur si palë. Unë e di që në PD ka shumë njerëz fanatikë berishist, por opozita është shumë më e madhe se kaq. Ata që e kanë mbështetur nuk e kanë mbështetur që të ketë Saliun mbi krye, por për të kryer funksionet si opozitë.

 

Këtu ka ceduar PD. Në këmbim të njohjes së Saliut, ka hequr dorë nga një pjesë shumë e madhe e komisioneve.

 

 

 

 

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *