Pollo: Nuk mund të ketë Shqipëri europiane me burgosje politike!

0
106

Ish-deputet i PD, Genc Pollo duke përshëndetur tubimin qytetar në ditën e 73-të në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha tha se, nuk mund të ketë Shqipëri europiane me burgosje politike. Pollo tha se europianët e vërtetë nuk lodhen së luftuari për parimet dhe europianët e vërtetë në Shqipëri jeni ju.

“Para 1 muaji, në këtë orë, teksa dr. Berisha niste fjalën e mbrëmjes i drejtohej shprestarëve të kësaj rrugice me këto fjalë: ju jeni europianët e vërtetë të Shqipërisë.

Në fakt mendimi i parë që më erdhi në kokë ishte disi i mbrapshtë, sepse po të mendosh ministra, oligarkë të mediave, ata udhëtojnë shpesh jashtë vendit, edhe me paratë e përfituara nga reklamat e inceneratorëve dhe mendoja senë llogjikën e tyre ata janë europianët. Ndërkohë që shumë të tjerë që këto udhëtime nuk i përballojnë dot, nuk kanë pse ta meritojnë këtë emër.

Mendimi i dytë që më erdhi kishte të bënte me një shkrimtar, të Francës së 125 viteve më parë, Emin Zolas, i cili denoncoi burgosjen e padrejtë të një ushtaraku francez. Në sajë të këtij denoncimi të Zolas u shqyrtua çështja që kapiteni ishte i pafaj dhe u provua që ata që e akuzuan dhe e dënuan kishin paragjykimi fetare dhe drejtues ishte një hebre. Zola nuk kishte njohje personale me kapitenin dhe as ndonjë përfitim, por Emin Zola kishte bindjen se dinjiteti i njeriut, i njeriut të krijuar në shëmbëlltyrën e Perëndisë është i pacënueshëm. Emin Zola kishte bindjen që njerëzit ishin të barabartë para ligjit dhe për këtë ia vlente të luftoje.

Shoh europianët e vërtetë që nuk lodhen së luftuari për parimet e vërteta. Nuk mund të ketë Shqipëri europiane me burgosje politike, nuk mund të ketë Shqipëri europiane me satrap-oriental të veshur me firmato, nuk mund të ketë Shqipëri europiane pa parlament europian dhe ju jeni fara dhe kurora e atyre që po luftojnë për parimet”, tha Pollo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here