Nga Besart Xhaferri:
Papunësia dhe varfëria janë dy sfidat kryesore me të cilat përballet rinia shqiptare dekadën e fundit.
Një raport i British Council që kishte në fokus punësimin e të rinjve shqiptare konfirmon se papunësia tek të rinjtë në Shqipëri vitet e fundit është në shkallën 28%, dy herë më e lartë në së vendet e BE ku është rreth 14%.
Shkak për këtë panoramë të zymtë ka qenë mungesa e vizionit të qeverisë për politikat mbështetëse për rininë, por edhe e biznesit që për vite me radhë ka operuar me paga të ulëta.
Sa i përket punësimit të të rinjve shqiptar në sektorin publik raporti i British Council evidenton se të rinjtë shqiptarë që duan të punojnë në administratë janë viktima të nepotizimit dhe klientelizmit.
Qeveria e Edi Ramës ka shpopulluar vendin nga të rinjtë, pasi nuk i ka parë asnjëherë me syrin e lokomotivës së zhvillimit, por si një rrezik potencial për pushtetin pasi ata janë injektorë të zhvillimeve drejt progresit.
Rinia do ketë fokusin tonë kryesor dhe kthimi i tyre në atdhe do jetë objektivi kryesor i punës tonë.