‘Eco Elb’ është kompania publike qe administron inceneratorin e Elbasanit pas sekuestrimit nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të sekuestruara, aksionet e së cilës zotërohen nga bashkitë e Qarkut Elbasan.
Situata me kolapsin e kapaciteteve të landfillit si pasojë e mosfunksionimit të inceneratorit ka detyruar këtë kompani që në datën 29, 09, 2023 të hapë tenderin me objekt ‘Monitorimi i parametrave mjedisore dhe hartimi i raporteve mjedisore’ me fond limit 3 milion lekë, për të kryer kështu matjen e parametrave mjedisore për ujin, ajrin dhe ndotjen akustike.
Nga 4 operatorë që konkurruan, fitues u shpall ‘ECCAT Environmental Consulting, Chemical Analysis & Testing’ SHPK, i cili paraqiti ofertën me të ulët, prej 1,804,000.00.
Por djalli fshihet ne detaje, sepse pas kësaj oferte ne dukje shume te ulet, ka nje sërë parregullsish, qe natyrshëm kane penalizuar kompanitë e tjera pjesëmarrëse ne tender.
Në DST kërkohet që të kryhen raportimet sipas urdhrit nr. 77 datë 02.07.2020, kur në fakt ky urdhër është shfuqizuar me daljen e urdhrit nr. 126 datë 10.06.2022 ‘Për procedurën e dorëzimit/pranimit të dokumenteve dhe raporteve të vetëmonitorimit, për subjektet e pajisur me leje mjedisi të tipit A ose B. Pra, autoriteti kontraktor i është referuar për kryerjen e specifikimeve teknike një baze ligjore të shfuqizuar. Nga ana tjetër në listën e dokumenteve të dorëzuara gjithashtu mungon kërkesa për dokumentin nr. 17 plani i mostrimit (për vitin aktual ushtrimor, për secilin 3 mujor apo 6 mujor raportimi) kushti 12 i lejes mjedisore, gjë e cila tregon edhe njëherë se autoriteti i është referuar një baze ligjore të shfuqizuar
Për këto akuza Eco Elb dha një përgjigje qe nuk bind, duke kërkuar te sqaroje se parregullsitë, ishin thjesht: ‘një gabim njerëzor’, pavarësisht se siç sqaron dokumenti ne fjale, kemi te bëjmë me shkelje te njëpasnjëshme te ligjit.
Por nuk mbaron me kaq!
Një tjetër ankesë që ka bërë kompania e skualifikuarka te beje me ofertat e dhëna nga kompania fituese, qe janë anomalisht të ulëta. Kjo për specialistet lë vend për dyshime nëse arrihet të monitorohen saktë parametrat mjedisore.
Për këto arsye, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi ta anullojë tenderin dhe të kërkojë përsëritjen e garës nga e para.
Për paradoks, kjo është hera e dytë që komisioni merr në vendim të tillë, pasi edhe më parë, Eco Elb ka qenë në hetim për shkak të ankesës që depozitoi një operator për skualifikim të padrejtë.
Pra imagjinoni pak. Inceneratori i Elbasanit është bere pjese e megaskandalit te njohur si afera e Inceneratoreve. Spak ka gjithë vëmendjen te kjo afere, nderkohe administratori i Eco Elb, pa u shqetesuar aspak vijon me serine e shkeljeve dhe keqmenaxhimit.
Por zoti Kaja ka vetëm një përgjigje për gjithë këto akuza:’Nuk kam bërë asnjë shkelje dhe jam munduar të zbatoj ligjin kudo ku kam qenë dhe punoj. Ju sqarojmë ligjërisht mbi një letër me shkrim.’