Dhjetëra denoncime për linjën ajrore “Air Albania”, pasagjerët e së cilës vijojnë të jenë në Stamboll prej shumë orësh.
Në aeroport ka edhe shumë shqiptarë tranzit që janë nisur nga Amerika prej disa ditësh, por për shkak të “Air Albania” iu duhet të rrinë Stamboll pa e ditur se kur do kthehen në Shqipëri.
Denoncimi 1:
Pershendetje si jeni? Jemi ne arieopoetin e stambollit kishim udhetimin ne oren 23:35. E shtyne per ne oren 4:30. Pastaj na than qe do niset ne oren 8:00. Kurse tani ska informacion fare. U tortueuam dhe ste jep njeri informacion. Me Air Albanian. Jemi ne turqi. Kemi 13 ore. Ka njerez qe kan tre dit
Denoncimi 2:
Pershendetje joq!Jemi me shume se 150 qytetare shqiptare qe kemi ngel prej 2 ditesh ne aeroprtin Ataturk ne Stamboll.Ketu ka femije te vegjel gra pleq.Askush sna jep pergjigje apo zgjidhje.Air albania qe ka udhetimim nuk na pergjigjet.Ju lutemi bejen publik lajmi me shprese se do na ndihmoni.Pergjegjese per kete situate eshte Air albania dhe MIE. Keta te gjithe jane shqiptare. Vec e shtyjne e shtyjne pa shpjegim
Denoncimi 3:
Mmbrema JOQ, mire qe vijne turistet te ne se AirAlbania i le shqipetaret rrugeve. Keni pare te kete vonese avioni 9 ore? AirAlbania ne Stamboll nga ora 11 e nates e ka shtyre fluturimin per ne oren 8 te mengjesit. Te kene turp. Vajza eshte ne Stamboll, avioni qe ishte mbr. I kane thene ka falimentuar air albania dhe nuk i kane dhene asnje zgjidhje, i lane tere naten ne aeroport. Ishte per tu nisur mbreme ne oren 11 e cerek. Mbreme i thane ka vonese do niseni ne 8.30 te mengjesit dhe tani vetem po zihen dhe asnje nuk jep pergjigje. Ka shume pasagjere
Denoncimi 4:
Pershendetje! Ndjese per oret e vona por ky esht nje problem shum i madh. Jemi mbi 100 veta ne aeroportin e Stambollit me Air Albania dhe kemi qe ne 20:00 qe na shtyjne fluturimin. As nuk pergjigjen, as nuk japin shpjegim perse shtyhet dhe as nuk na japin zgjidhje. Customer servic refuzon te na jape nje numer kontakti me eproret dhe as nje arsye. Jan njerezit me kalamnj te vegjel, i ka zene temperatura nga i ftohti dhe lodhja. Ju lutem postojeni qe ta marrin vesh te gjithe se cfare lojrash po bejne Air Albania me njerezit. Anonim ju lutem
JOQ