Rama në Asamblenë e PS-së krenohet me kartat e anëtarësimit që jepen me detyrim për administratën

0
122

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Gjirin e Lalëzit në Durrës Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në kuadër të procesit të ri-organizimit të strukturave dhe rijetëzimit të selisë rozë.

 

Rama tha se janë regjistruar 29 mijë e 225 anëtarësime të reja në parti. Kujtojme ketu se ka disa ditë që kreu i bashkisë Tiranë ka dalë nëpër qytet duke ndarë karta anëtarësimi të PS. U jepen edhe atyre që i kane me kohë. Nderkohe nuk duhet harruar se javet e fundit ka nje presion te shtuar ne administrate per anetaresime, duke e kerkuar punonjesve te shtetit nga drejtoret perkates qe te behen pjese e PS.

Sot numërojmë 29 mijë e 225 anëtarësime të reja.

Kjo shifër është domethënëse për të gjithë, për të parë potencialin e madh të rritjes së forcës tonë politike.

Le të mos ndalemi këtu, por të vendosim dy objektiva të reja.

50 mijë anëtarë të rinj deri në kongresin e qershorit të këtij viti.

Të gjithë e keni parë se sa shumë gatishmëri dhe me sa shumë lehtësi janë tejkaluar objektivat.

Kjo për një arsye, nuk kemi pritur që njerëzit të vijnë tek ne, por kemi shkuar ne tek ata.

E dyta rishikimin e përbërjes të cdo organizatë.

Burra e gra të cdo moshe, sa me e përfaqësuar zona në përbërje të organizatës aq më e fortë do jetë lidhja e PS me atë zonë.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here