Nje aksident rrugor u regjistrua mbremjen e sotme në Tepelenë. Burime nga vendi i ngjarjes thane se jane përplasur 3 automjete.
Sipas informacioneve paraprake, Ladi Bega, drejtues i një nga automjeteve të përfshira në aksident, bashkëshortja e tij, Lefteri Begaj, Riza Rapaj dhe një 90-vjeçare ende e pa identifikuar, janë viktimat.
Të plagosur mesohet se jane Andi Shkurta, drejtues i mjetit tip “BMW” të përfshirë në aksident, si dhe bashkëshortja e tij.
Katër viktima dhe tre të lënduar janë pasojë e aksidentit tragjik në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj.
Policia njofton se viktimat ende nuk janë identifikuar, teksa të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër”, thuhet në njoftim