Noka në Mat: Në Shqipëri nuk ka qeverisje, por regjim kriminal e kleptokrat

0
110

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, gjatë takimit me qytetarët në Mat, tha se është shumë e dhimbshme që në çdo fshat e qytet të shohësh të moshuar, sepse rinia ka ikur.

“Kur zbret qafën e Murrizit për të ardhur drejt jush, syri sheh panorama të mrekullueshme, shef tek tuk edhe kulla të vjetra, shef tek tuk edhe banesat e reja, por është e vështirë të shikosh shpresë në fytyrat e çdo qytetari matjanë dhe kudo qoftë.

 

Bardhi nga Burreli: Na pret një vit i vështirë dhe shumë punë. Kush thotë që Rama nuk mundet e ka shumë gabim

 

Kur nuk kishte ndodhur në 33 vjet, që të shohësh në malësi fytyra të vrara dhe që kanë humbur shpresën. E gjithë kjo e keqe ka vetëm një emër, është Edi Rama. Ka vetëm një sekt politik, dhe ky sekt është Rilindja”, tha Noka.

Ai shtoi se në këto 10 vjet është harruar që në Mat të flitet për mirëqënie, vende pune, është harruar që të flitet për rritje rrogash e pensionesh. “Në Shqipëri nuk ka qeverisje, por ka regjim criminal, kleptokratik, që ka vetëm një mission të vjedhë, të dënojë, të vjedhë votat dhe qytetarin të mos e trajtojë me dinjitet”, tha Noka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here