Edi Rama shtyu gazetaren/ Vokshi: Gjest prej të paburri ! Të hartohet një rezolutë në mbështetje të gazetareve në detyrë !

0
95

Deputetja Albana Vokshi dënoi sjelljen e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetares Ambrozia Meta, gjatë një prononcimi për mediat dy ditë më parë.

Nga foltorja e Kuvendit, Vokshi tha se “pasi iu errët sytë për një nga aferat më të mëdha”, Rama bëri një “gjest prej burracaku, prej të paburri”.

Ajo deklaroi se ndihet e keqardhur për mosreagimin e deputetëve dhe deputeteve socialiste.

“Po a keni vajza në shtëpi. Po sikur dikush të preknit vajzën tuaj a do heshtnit apo do e pranonin? Ça bëni kështu. Po mendoi pak për vajzat tuaja. Si mund të heshtet për bijën e dikujt tjetër”, u shpreh ligjvënësja demokrate.

Kritike u tregua edhe me shoqatat për mbrojtjes e të drejtave të grave: “Si ka mundësi që asnjë shoqatë e të drejtave të grave nuk foli apo janë më të rëndësishme se dinjiteti i një gazetareje”.

Fjalën e mbylli me një apel për koleget deputete. “Të gjitha gratë deputete të ndërpritet seanca, të hartohet një rezolutë në mbështetje të gazetareve që janë në detyrë, ta hartojmë dhe ta miratojmë sot. Do ishte në dinjitetin e këtij parlamenti”, tha Vokshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here