Fatmir Mediu: Duhet të kthejmë koalicionet parazgjedhore

0
90

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se duhet të rikthehet mundësia e koalicioneve parazgjedhore për të zhvilluar pluralizmin në vend.

Mediu shtoi se nuk mund të qeverisemi nga deputetë apo nga një qeveri që kanë vjedhur votat.Të rikthejmë mundësinë e koalicioneve parazgjedhore si një mundësi për të zhvilluar pluralizmin, jo vetëm për grupe të caktuara politike, por për çdo forcë të re politike. Të kthejmë kushtetutshmërinë në parlament, që qytetarët të votojnë deputetët nëpërmjet listave të hapura, të mos qajmë dot si në vitin 2008, të mos flasim vetëm sot për lista të hapura, për më tepër diaspora e di më mirë se kushdo tjetër si duhet të votojnë, e kanë paraqitur versionin e tyre”.E rëndësishme është kush vjedh zgjedhjet, kush intimidon votuesit, duhet të përgjigjet si deputet apo parti politike përballë ligjit.

Nuk mund të qeverisemi nga deputetë apo qeverisje që burojnë nga këta deputetë që kanë vjedhur apo intimiduar në procesin zgjedhor, Është e domosdoshme që konsensusin për reformën zgjedhore ta shikojmë si element primar dhe të domosdoshëm për të kthyer parlamentin në binarë kushtetues, për të pasur të drejtën e votës diaspora dhe për të rikthyer pluralizmin në Shqipëri.

Nuk mundet që të ecim me marrëdhënie të njëanshme, por duhet të jetë marrëdhënie pozitë dhe opozitë. Çdo diskutim duhet të ishte marrë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndryshe ky komision ka funksionuar kot. Duhet gjetur konsensusi,”tha Mediu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here