Fytyra e Shqiperisë ishte dje nvestimi gjigand i gazsjellsit TAP dhe jo plaçkitja e bandes së hajdutëve sot

0
120

Nga Petrit Vasili/

I përçartur dhe me nervat si tel, Edi Rama me me shumë se gjysmën e qeverisë për burg bëlbëzon për suksese psikopatike, që vetëm truri i tij i degraduar mund ti shohë se në realitet nuk ekzistojnë.

Fytyra e Shqiperisë ishte dje nvestimi gjigand i gazsjellsit TAP dhe jo plaçkitja e bandes së hajdutëve sot, që rrëmben çdo ditë copa copa Shqiperinë me ketë kryehajdutin.

Fytyre të re të Shqipërisë ky kryehajduti quan grabitjen dhe ndarjen e copave të tokave të bregdetit dhe anë e mbanë Shqipërisë me lloj lloj horrash qe pastrojnë para’ dhe e quan ardhje investimesh.

Fytyra e Shqipërisë ndryshoi dje kur u fut në NATO dhe kur liberalizoi vizat me BE dhe jo sot që është shndërruar në narkoshtet, në vendin e parë për kërkesat për azil dhe kampioni i Europës për korrupsion.

Fytyra e Shqipërisë sot për shkak të Edi Ramës ka rënë kaq poshtë sa i vjen anash jo më Europës por edhe Kosovës e Maqedonisë në çdo pikpamje.

Fytyra e Shqipërisë sot është surrati i vendit ku nuk ka me zgjedhje të lira, por ka blerje votash, mijra patronazhistë këllira dhe kërcenim për votat me kriminelët e qeverisë dhe me bukën e gojës.

Fytyra e Shqipërisë është sot kopeja pa fund e ministrave, kryetarëve të bashkive, deputetëve, drejtorëve, shefave gjithfarësh, që janë në dyert e drejtësisë dhe zbulimi i hajdutëve të tjerë rilindas nuk ka të ndalur.

Fytyra e Shqipërisë sot është ajo e vendit, që vetëm shkon poshtë e më poshtë në çdo tregues, me shpopullim si vend në luftë, me pensione e paga më të ultat, me mosfunksionim të ligjit, me represion ndaj studentëve, me grabitjen masive të pronës private, me korrupsion ne çdo rrëzë e qoshe të shtetit.

Fytyra e Shqipërisë sot është ajo që Edi Rama në dëshpërim ekstrem gëzon, që sipas tij Beqja vetëm ka shpërdoruar detyrën.Pra shpërdorimi i detyrës është gezim shumë i madh për Ramën, është meritë, është medalje krenarie pavarsisht se sterilizimin Beqja e beri 80 herë më shtrenjtë dhe linin njerëzit pa bërë operacione se nuk dilnin lekët e hajdutllëkut.

Fytyra e Shqipërisë sot per shkak të Edi Ramës është mjerisht e neveritshme ashtu si duart e ndyra të tij, që dhunonin gazetaren Ambrozia Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here