Ilnisa në tualet, Egla hyn brenda/ A do ketë një nominim “kokë më kokë” për dy banoret?

Që prej spektaklit të djeshëm, ka agravuar debati mes Egla Cenos dhe Ilnisa Agollit, pasi kjo e fundit, veç ofendimeve, edhe e kërcënoi me fjalët se “do t’ia tregoj vendin kur të dalin jashtë”.

Por ditën e sotme ka ndodhur një episod i pazakontë mes dy konkurenteve të “Big Brother Vip”, pasi ato kanë qëndruar për pak sekonda bashkë në tualet.

Ilnisa ndodhej në banjo, ndërsa Egla hyri për të marrë një letër. Gazetarja u revoltua, ndërkohë që aktorja se thjesht i duhej një letër.

Hyrja e dy apo më shumë personave në tualet është e ndaluar, megjithatë asnjë nga banoret nuk e mbylli derën dhe nuk fiku mikrofonin.

Ilnisa kërkon që të dënohet vetëm Egla për atë veprim, ndërsa kjo e fundit tha se do e mirëpriste një nominim “kokë më kokë”.

Pjesë nga debati:

Egla: Do futemi në banjo?

Ilnisa: U fute në banjo?

Egla: Po

Ilnisa: U fut në bano, Julia

Julia: E pashë, e pashë

Ilnisa: U fut në banjo

Egla: Po pra, u futa. Mbarova punë se më duhej një letër

Ilnisa: Unë isha këtu, me një letër në dorë, ti më hyre brenda

Egla: E pra, po nuk të shtyva

Liami: Po pse nuk u fute te tjetra?

Egla: Nuk futem unë te banjo e çunave

Ilnisa: Ti u fute në banjo me dëshirën tënde dhe kjo është skandaloze

Egla: Më ndoqe nga pas

Ilnisa: Unë isha në banjo

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *