Vangjeli nuk ndalon/ Bushati lë studion: Nuk pranoj të debatoj me idiotë…

Analisti, Andi Bushati ka lënë studion e emisionit ‘Çim Peka Live’ pas debateve të vazhdueshme me Loronc Vangjelin.

Bushat është shprehur se Vangjeli fut kasetën e partisë dhe nuk di të pushoi më.

Bushati: Lorenc nuk i dëgjoj dot këto, ata që janë në shtëpi e ndërrojnë kanalin por unë nuk lejoj që të dëgjoj idiotësira.

Vangjeli: Ngrihu dhe ik , është gjëja më e mirë që do të bësh.

Bushati: Ok, po iki!

Peka: Pse po ikën Bushat cila është arsyeja?

Bushati: Po iki prej teje sepse ke përgjegjësinë që të mos lejosh idiotësira në emisionin tënd.

Peka: Nuk flas unë Bushat por flasin të ftuarit

Bushati: Ky fut kasetën e partisë dhe duhet ta dëgjoj unë, unë nuk jam spektator në miting.

 

Share it :