Gjeorgjia kualifikohet në Europian, eliminon Greqinë pas penalltive (VIDEO)

Gjeorgjia ka shkruar historinë, teksa është kualifikuar për në Europian për herë të parë në histori.

Gjeorgjianët eliminuan Greqinë, pas goditjeve të 11-metërshave.

120 minutat e luajtura në “Boris Paichadze Dinamo Arena (Tbilisi)” përfunduan pa gola, ndërsa gjithçka u vendos pas penalltive.

Pjesa e parë ishte shumë e kujdesshme, me të dy skuadrat që kishin frikë nga pësimi i golit.

Në 45 minutat e para, grekët nuk goditën asnjëherë në portën e mbrojtur nga  Giorgi Mamardashvili, ndërsa 1 gjuajtje në kuadrat numëroi ekipi i Sagnol.

Share it :