Nga Bujar Leskaj
Sot është Dita Botërore e Teatrit dhe Shqipërinë e gjen pa Teatër Kombëtar dhe pa asnjë përgjegjës për shembjen e paligjshme të tij të vënë përpara ligjit!
Teatri u shemb pabesisht, në pandemi, natën, kur qytetarët, që rezistuan dy vjet nuk mund ta mbronin!
Teatrin e shembi korrupsioni, dhe pushteti që të vetmen vlerë që ka është gangsterizmi politik dhe dominimi ndaj një shoqërie të atrofizuar e që ka humbur ndjeshmërinë.
E shembi pushteti me shpirt barbar që preferon shëmtinë e kullave dhe të betonit, në shenjë hakmarrjeje ndaj shijes, hijeshisë dhe kulturës së një epoke, e cila kontraston fort me epokën e sotme barbare e pa shije!









