Ndërtoi hotelin pa leje buzë detit, vetëdorëzohet ish-kreu i ALUIZNI-t në Sarandë

Është vetëdorëzuar në polici ish-drejtori i ALUZINI-t (Kadastrës) në Sarandë, Mariel Murati.

Ai  ishte shpallur në kërkim që prej 13 marsit së bashku me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë në qytetin bregdetar të akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe ndërtim pa leje.

Murati akuzohet se ndërtoi pa leje një hotel luksoz 7-katësh pranë portit të Sarandës.

Sipas prokurorëve, Hoteli “Yacht” në lagjen nr. 4 të Sarandës u ndërtua pa leje dhe më pas u legalizua  e hipotekua në shkelje të ligjit.

Dy herë në të kaluarën ky hotel ka qenë shënjestër e shpërthimeve me tritol.

Share it :