Berisha: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse Olsi është ushtari i tij. Olsi zbaton vetëm porositë e tij

0
196

Kryedemokrati Berisha foli sot per denoncimin e bere publik nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi duke pohuar se kryeministri duhet te dorehiqet.

”Mos harroni këtë vit 28 marsin, kur dokumente zyrtare nga sistemi TIMS, nga përgjimet e policisë, nga gjurmimet e policisë, faktuan se Olsi ishte përfaqësuesi i Edi Ramës në aferat e mëdha të drogës në Shqipëri, Ballkan, Europë dhe botë.
Mund të thoni ju a e dinte Edi Rama këtë?
Miqtë e mi, Edi Rama jo vetëm që e dinte, por prokurorët që e ndrynë çështjen dhe që e lanë, megjithëse dihej se personi i paidentifikuar ishte fiks Olsi Rama, megjithëse dihej pa asnjë kundërshtim, por që e ndanë dhe e mbyllën në një sirtar, njërin e bëri prokuror të përgjithshëm, tjetrin u bë copa për ta bërë kryeprokuror të SPAK. T’i shërbente me çdo kusht se e mbrojtën nga demaskimi përfundimtar si klani më i rrezikshëm i kokainës në Shqipëri.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse Olsi është ushtari i tij. Olsi zbaton vetëm porositë e tij.
Kurse Edi Rama është arkitekti, është bajlozi i drogëzimit të Shqipërisë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here