PD publikon skandalin/ Hysaj: Bashkia Durrës pronat private i kthen në publike pa i vënë në dijeni pronarët

Nga Jola Hysaj

Bir Selman i nënës kë të qaj më parë!Ndërsa Jorgo Goro pronat shtetëror i privatizonte dhe dërgonte dosjet për investitor strategjik burra ministeshash, Bashkia e Durrësit pronat private i kthen në publike.Madje madje dhe në lulishte, pa i vënë në dijeni pronarët.

Pyetjet kanë të bëjnë me “Rikualifikimin e lagjes 13 dhe lagjes 6”.

Për lagjen 6 më lindin pyetjet:

A ka pasur dëgjesa qytetare?

A e kalon fondi I rikualifikimit vlerën e pronës?

A po dhunohet e drejta e pronës private?

A po shkelet ligji?

Apo është çështje patronazhistesh?

Ah kur kërkohet vendimi 150 i Këshillit Bashkiak i vitit 2022 nuk na hapet faqja.

Cila është arsyeja?

 

Share it :