Punonjësja: Lali Eri, aksioner në hotelin/ Hetimet për ‘5D’, zbërthimi i telefonit nxjerr zbuluar Veliajn

0
127

Zbardhen detaje nga dosja ‘5D’, afera që ka çuar në pranga deri më tani 3 drejtorë të Bashkisë së Tiranës dhe bashkëpunëtorë të afërt të Erion Veliajt. Ndërkohë shumë të tjerë, pjesë e shtabit electoral të Kryebashkiakut në zgjedhjet e 14 majit, ndodhen në masa më të buta sigurie të vendosura edhe nga GJKKO.

Sipas dokumenteve të publikuara nga CNA,  SPAK ka mundur të zbardhë bisedat mes punonjësve, të cilët konfirmojnë se Redi Molla dhe Mariglen Qato janë personat që kontrollojnë dhe drejtojnë aktivitetin e shoqërisë tregtare, janë personat që marrin vendime për largime apo punësime të punonjësve si dhe janë persona që kanë marrë përfitime financiare nga kompania në kohën që edhe drejtonin institucione të rëndësishme në varësi të Bashkisë Tiranë.Por duket se fijet shkojnë deri tek kupola e Bashkisë Tiranë, vetë kryebashkiaku Erion Veliaj.Gjatë hetimeve paraprake është sekuestruar telefoni celulari i shtetases Jona Bejko punonjëse në shqoqërinë “5 D Konstruksion” shpk për të cilin është kryer ekspertimi teknik si dhe kqyrja dhe analizmi i të dhënave të përfituara nga akti i ekspertimit

Rezulton se Bejko ka pasur biseda me interes me një individ të identifikuar si Arban, me të cilin ka zhvilluar një sërë bisedash, që lidhen me punën e saj të përditshme.

Në datën 06.01.2023 Jona Bejko i dërgon bashkëbiseduesit një foto ku duket një objekt dhe më pas midis tyre zhvillohet kjo bisedë:

Jona Bejko: Këtë hotelin po e bëjmë ne. Është aksioner pronari jonë, Lali Eri e këta. Dhe unë marr vetëm 600 mijë lekë të qelbta. Plasi lufta këtej nga zyra. U zu me shefen e financës keq fare Nestori. Ajo i përplas derën në fytyrë. Ky e përzë në shtëpi. Qr mirë që s’u rrafën se ke idenë çfarë bëri këtu. Me të thënë Nestori pra hapur fare në anën e kujt je.

Qeveria i dha kompanisë së lidhur me Redi Mollën statusin special si investitor në hotel me 5 yje në Durrës në vitin 2021, ndërsa ai mbante postin e administratorit të një ndërmarrje të Bashkisë së Tiranës.

Nuk dihet nëse është pikërisht ky hotel për të cilin punonjësja Jona Bejko zbulon se është aksion “lali Eri”, thënë ndryshe kryebashkiaku Veliaj, shkruan CAN.

Image

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here