Genc Pollo, ish-deputet i PD-së, ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook një foto te kryebashkiakut Erion Veliaj, ku shkruan se e vetmja gjë që i del nga goja është të mohojë se ka aksione, tok me drejtorët e tij, në hotelin me status strategjik, duke shmangur përgjegjësitë e tij për vjedhjet që ka bërë.
POSTIMI:
E vetmja gjë që i del nga goja është të mohojë se ka aksione, tok me drejtorët e tij, në hotelin me status strategjik.
Me asnjë fjalë nuk përmend përgjegjësinë e tij:
për grabitjen e 22 milion Euro të taksaparave që ju besuan bashkisë
⁃ Për drejtorët që vetë i emëroi, vetë kishte detyrim t’i kontrollonte (me audit, etj.) por që faktikisht ishin mish e thua me kryetarin.
⁃ që akuzat e opozitës, sot të provuara nga dokumentet e gjyqësorit, i kundërshtoi, i qesëndisi madje bëri edhe padi për shpifje.
Le më të pretendosh prej tij një ndjesë-kërkesë publike