Dosja ‘5D’/ Bushati: Vjedhje e hapur, Veliaj ka vdekur politikisht

Analisti Andi Bushati i ftuar nç studion e ‘Çim Peka LIVE’, duke diskutuar për dosjen ‘5D Construction’, deklaroi se edhe pse Erion Veliaj nuk është vënë nën hetim, ai është tani një politikan i ‘vdekur’.

‘Ishte e vështirë ta besoja.

Të shohësh një vjedhje barbare, pa u kujdesur për të fshehur gjurmët, është diçka e çmendur.

Në kuptimin politik Erion Veliaj është në dosje. Nëse nga 2015 e deri më sot, ka pasur një besëtytni publike; ore këta djemtë e lalit, vjedhin, por bëjnë dhe punë, janë të zotë.

Kjo dosje tregoi se këta janë ca injorantë, që kur nuk dinë të fshehin krimin e vet dhe ulërasin krimin e vet në mes të Tiranës, këta janë të paaftë të bëjmë punë për publikun.

Në këtë kuptim mendoj se këtë dosje, e merr apo jo SPAK, e urdhëron Rama SPAK, ta jap Erion Veliaj, apo s’ta jap Veliajn, me këtë dosje Erion Velaij është një politikan i ‘vdekur’, jo nga tëmthi apo mëlçia, por nga vjedhjet e mëdha që kanë bërë.

Është piramida e një vjedhje masive, nuk ka ndodhur në Shqipëri kështu.

Dyshojmë te inceneratorët, nuk e di se çfarë do të na ndriçojë Belindi më vonë, por edhe e kishim një kompani’, tha Andi Bushati nç SYRI TV.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *