Nga Gent Strazimiri
Në 2012 gjatë një dreke për nder të Gianfranco Finit, dëgjoja Bruno Vespën që e shoqëronte, tek kujtonte ngjarjet që si gazetar kishte mbuluar në vitet ’89-’90.
Një element e kishte shenjuar për jetë: portret e “lindorëve”…
“Që të ngjasojë një gjermano-lindor me një polak, hungarez apo çek, gjthss bjondë e bardhoshë, nuk është ndonjë habi por, habi ishte se njëkohësisht ishin krejt të ndryshëm nga porteret e kushërinjve të tyre vetëm pak metra pas “Murit të Berlinit”…
Pak kohë më vonë mësynë shqiptarët! Përgjithësisht brunë në flokë e në lëkurë, por me një ngjashmëri të frikshme, me të njëjtën fizionomi me të parët, lindorët e tjerë.
Kishin njësoj të stampuar në fytyrë frikën, urinë, padurimin e agresivitetin e njeriut që është mësuar të luftojë për mbijetesë!”
“Portreti i lindorit” e quajti me të drejtë…
Fizionominë e njeriut që lufton për mbijetesë, në radhë të bukës, të ushqimeve apo edhe të vajgurit, e kisha harruar.
Një video e sotme, të një lufte “trup me trup” në radhën e pensionit në Divjakë, e publikuar nga “JOQ”, ma riktheu në mendje.
Janë rikthyer të njëjtët dhe, veç të tjerash, po i rikthejnë këtij populli të njëjtën fizionomi të “lindorëve” të viteve ’89-’90: atë të të dëshpëruarit që lufton për mbijetesë…
KAQ!
#ngrehuni_dhe_bjeruni









