Meta nga protesta: Bashkia e Veliajt “lavatriçja” më e madhe për pastrimin e parave nga krimi i organizuar

0
106

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte pjesë e protestës ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës “5D”.

Gjatë fjalës, Meta tha se SPAK duhet të “zgjohet” dhe të hetojë Erion Veliajn pasi kryeqyteti nëpërmjet ndërtimeve pa kriter ësgrë bërë “lavatriçja më e madhe e pastrimit të lekëve nga krimi i organizuar”.

Gjithashtu Meta premtoi se Bashkinë e Tiranës shumë shpejt do t’ia kthejë qytetarëve.

Në Tiranë dhjetra familje janë rrugëve dhe Veliaj e ka nxjerrë nënë Lizën në mes të rrugës, ka nxjerrë edhe nëna me foshnje me gaz nga shtëpitë e tyre, Tirana është vërë lavatriçja më e madhe e pastrimit të lekëve nga krimi i organizuar. opozita duhet ta nisë nga ata këshilltarë që nuk luftojnë si këshilltarët që folën këtu, Hajde nënë Liza, o burrneshë. Ti një ditë do të flasësh tek karrigia e atyre 5D-ve., Kjo fara e keqe e Rilindësve nuk i do nënat shqiptare, me këto tradita e halle.

I bëj thirrje këshilltarëve opozitarë që duhet të jenë bashkuar dhe të distancohen nga ofertat e Veliajt për të heshtur, zgjedhjet e vjedhura e të blera nuk e mbajnë dot gjatë atyre Veliaj. Ndaj ti bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të Tiranës, shqiptarë të bashkohemi kundër projektit shfarosës të kombit tonë nga ky sekt kriminal, Unë kam problemet e mia, por dal në mes të Tiranës pa bodyguard. Unë i kam përzërë punonjësit e Gardës sepse janë patronazhistë.

Erdhi ora t’i përzëmë. Sali Berisha është i lirë sepse është në zemrat e të gjithë atyre njerëzve që kanë dinjitet. Bëjmë thirrje qytetarëve të ngrihen, kur ngrihet populli bie Tirania. Këtë bashki do ia kthejmë qytetarëve të Tiranës shumë shpejt”, tha Meta.

Opozita po proteston këtë të premte para Bashkisë së Tiranës, pas aferës “5D”, ku disa prej drejtorëve të kësaj Bashkie kishin përfituar miliona euro tendera nga kjo bashki apo institucione vartëse të saj me kompaninë e tyre “5D Konstruksion”, që sipas SPAK, pronarët “de facto” të saj ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here