Fjala e Kryetarit të Partisë së Lirisë zotit Ilir Meta, në protestën përpara bashkisë së Tiranës
Ju kërkoj falje për vonesën, po ishim në një tryezë për strehimin social. Edhe siç e dini ju të gjithë, Erion Veliaj në vazhdim të politikës kriminale të Edi Ramës, ka kaluar çdo limit.
Ka dhënë 10 milion metër katror leje ndërtimi në Tiranë, vetëm për qëllim të pastrimit të parave. Në funksion, të atyre që kontrollojnë narko trafikun, dhe të gjitha aktivitet kriminale.
Po dhe të pastrimit të parave, të inceneratorëve, edhe të gjithë PPP.-ve. Ndërkohë që në Tiranë 55 mijë apartamente janë bosh. E ndërkohë në Tiranë, me dhjetëra, mijëra familje janë rrugëve.
E ndërkohë Erion Veliaj e ka nxjerrë nënë Lizën, që më duket se ishte këtu në krah të Tedi Blushit, e ka nxjerrë në mes të rrugës. Ka nxjerrë, ka nxjerrë edhe nëna me foshnje, I ka nxjerrë më gaz nga familjet e tyre, nga shtëpitë e tyre.
Sepse, Tirana është bërë lavatriçja më e madhe e pastrimit të lekëve të krimit të organizuar, sipas të gjitha raporteve. Por unë mendoj, se opozita duhet ta nisë nga ata këshilltarë, të cilët nuk luftojnë, si këta këshilltarët që folën këtu.
Opozita duhet ta nisë nga ata deputetë, të cilët..
Ti një ditë do të flasësh tek ajo karrikja, e atij të 5D. Ajo ditë do të vijë shumë shpejt. Se kjo është nënë shqiptare, dhe kjo fara e keqe e këtyre rilindasve, të atyre punëve që nuk dua t’i përmend, nuk I do nënat shqiptare me këto tradita, me këto veshje, po dhe me këto halle.
Ndaj, I bëj thirrje të gjithë këshilltarëve opozitarë, të cilët duhet të jenë të bashkuar, të cilët duhet të distancohen nga të gjitha ofertat e Erion Velisë.
Për t’u dhënë atyre, kushërinjve të tyre apartamente, për të heshtur, edhe për të vakur zërin e fuqishëm të opozitës, e cila është shumicë në Tiranë.
Zgjedhjet e blera dhe të vjedhura, me paratë e krimit të organizuar, nuk e mbajnë dot gjatë aty Erion Velinë. Të punësuarit e Prokurorëve në SPAK., Prokurori të Tiranës, aparatamentet që kanë marrë të afërmit e tyre, favore që u kanë bërë ndërtuesit, që kanë shkatërruar Tiranën, për llogari të Erion Velisë.
Nuk do ta shpëtojnë këtë që nxorri nënë Lizën në rrugë, këtë vagabond, që nuk pranon njerëzit me aftësi të kufizuara, që të hyjnë në seli për të marrë të drejtat e tyre.
Këtë di të bëjë vetëm gazeta ‘fake’, që I shpërndan sikur punon në Tiranë, ndërkohë që bredh në tër botën. Këtë shpifësin, e 1 milion pemëve që nuk ekzistojnë. Këtë vrasës të shëndetit të fëmijëve, e të moshuarve të Tiranës, ku ju e dini se si është ndotja.
Mesatarisht 20-herë më e lartë se kudo tjetër. Prandaj, Partia e Lirisë, ato pranga që nuk ja vendos SPAK., i cili komandoka Gjykatat, i cili ka qëllim asgjësimin e opozitës.
I cili ka tmerr nga fjala e Sali Berishës! A ka njeri në këtë tokë, e nën këtë qiell që nuk e di se Erion Veliaj, ka vjedhur kompetencat e Kryetares së Këshillit të Bashkisë, për të future në borxh Tiranën dhe qarkun e Tiranës.
Për qindra milionë euro, për inceneratorin që nuk ekziston. Kush gënjehet me 5 drejtora dhe ca ministra, apo dhe ndonjë zëvendës kryeministër, I cili I bëri thirrje SPAK-ut, ti tregojë ku janë 60 milionë eurot.
E tha ai, krahu I djathtë i Edi Ramë për 10 vite. E tha ai, që ka përgjegjësitë e tij për 100 PPP.-ra., por nuk ka asnjë përgjegjësi, për procedurat e inceneratorit.
Prandaj, t’I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, të gjithë qytetarëve shqiptarë, të bashkohemi kundër projektit shfarosës së kombit tonë, nga ky sekt kriminal.
Unë mund të kem problemet e mia, i pranoj dhe dal përpara jush, edhe dal në mes të Tiranës pa bodyguard, nuk më duhen boduguardët.
Dhe që ta dini, i kam përzën bidyguardët e Gardës së Republikës, se ata nuk janë punonjës të Gardës së Republikës. Ata janë patronazhistë të Rilindjes dhe të këtij sekti të shëmtuar.
Unë jam Ilir Meta, përpara qytetarëve të Tiranës, që e kam shembur atë tek ‘Parku Rinia’ atje, dhe që Edi Rama nuk me vinte në mbledhje, se e merrnin të gjithë të fortët e Tiranës, se nuk më merrnin dot mua.
Dhe kur më erdhi bënte si i sëmurë, e kam marrë me gardë, me polici dhe e kam sjellë në mbledhje. Dhe ka pastruar Lanën, edhe kam vendosur me vendim qeverie në mbrojtje, të gjithë atë zonë ku ishte dhe teatri, që ky e shkatërroi vetëm për të vjedhur me kulla, bashkë me oligarkët e tij.
Prandaj, erdhi ora, që ti përzëmë bashkë, se këta janë si mashtrioshkat ruse. Nuk dua të flas më shumë, Sali Berisha është i lirë, se është në zemrat e të gjithë atyre njerëzve, që kanë dinjitet.
Pluralizmi politik në Shqipëri, jo që nuk do të ekzekutohet siç donte Rilindja, siç bëjnë veglat e Edi Ramës, që dogjën mandatet e opozitës.
Që i falën bashkitë Edi Ramës, apo jo? Që I falën reformën në drejtësi Edi Ramës. Edhe ata që janë në SPAK., nuk e kanë bërë betimin e vërtetë tek Presidenti i Republikës, por e kanë bërë tek Ëngjëll Agaçi.
Përgjegjësi kryesor për të gjitha vendimet e inceneratorëve. Ata janë vëllezërit e Ardian Dvoranit, që shkeli Kushtetutën, që mori dekoratën, dhe që Edi Rama, e hodhi si limon të shtrydhur në rrugë.
Prandaj I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të ngrihen. Kur ngrihet populli, bie tirania. Rroftë liria, rroftë populli I Tiranës.
Dhe këtë bashki shumë shpejt, do të ja kthejmë qytetarëve të Tiranës.
Faleminderit!




