Pushteti ose PushtEdi

0
142

Nga Luçiano Boçi:

Pushtetet gjithmonë kanë tendencën të degradojnë. Sidomos kur zgjasin.

Por asnjë prej tyre nuk e ka arritur fazën e një degradimi të tillë si ky i Edi Ramës.

Gjuhësisht dhe thelbësisht  ky stad pushteti falë kontributit të kryeministrit mund të quhet dhe pushtEdi.

PushtEdi është faza e korruptimit dhe kriminalizimit tërësor të pushtetit.

Në pushtEdin e sotëm gjithçka është pushtllëk, maskarallëk, matrapazllëk, aferllëk, drejtsillëk e llëk e llëk…të ngjashme me pllaqurirjet  brenda një pellgu të ndotur a një moçali të mbushur me reptilë e krijesa të përçudnuara.

PushtEdi i Ramës është një ndërthurje perfide e krimit, korrupsionit, politikës , parasë “pa erë” e kavardisur me propagandë shkëlqyese.

Në pushtEd ruhet statusquo-ja e mdahen benifitet midis organizatave kriminale dhe kapove të pushtetit.

PushtEdi synon eleminimin e çdo kundërshtari të brendshëm dhe të jashtëm politik dhe ekonomik.

PushEdi ka vetëm një synim final: eleminimin e opozitës.

Në pushtEd nuk ka vlerë jeta. Ka vlerë përfitimi, para të cilit rrënohet çdo devijim drejt humanes e parimores.

Kush kundërshton kërcënohet me jetë  nga thellësitë e burgjeve, ose me metoda “moderne”, pse jo dhe të drejtpërdrejta.

Në PushtEd liria dhe demokracia janë koncepte abstrakte dhe metafizike dhe nuk mund të kenë ekzistencë të prekshme.

Ato vriten e ekzekutohen çdo herë që tentojnë të shfaqen.

PushtEdi kontrollon gjithçka: parlamentin, drejtësinë, median dhe deri rojet e parkingut.

Parlamenti është bërë teatër,  drejtësia punon me regji e nxjerr editoriale si media e majtë, media vetë nga ana e saj konkuron kokainën e hashashin për nga efekti në masë.

Në PushtEdin e pushtetit të sotëm ajo që paguhet më shumë është shplarja e trurit me anë të mediave të blera ose të shantazhuara, thënë ndryshe vrasja e mendimit dhe e revoltës. Ajo që blihet më shumë është vota.

Si i tillë në moçalin e pushtEdit ka shumë “zhaba” që kërkojnë të prodhojnë melodinë e trusllosjes së opinionit dhe të cilave i duket vetja si sirenat në “Odisenë” e famshme.

PushtEdi funksionon si organizatë e konkurueshme me simotrat e tij Ndrangheten e Cosa Nostrën. Skema e dhënë nga raportimi i  SPAK per strukturimin e organizatave kriminale në Shqipëri është modeluar pikë e presje sipas funksionimit të qeverisë.

Në krye është buratini-capo i cili përmbledh e komandon familjet politiko-ekonomike që dominojnë sektorët kryesorë: bankar, ndërtim, energji, gambling(loto&kazino), turizëm.

Familjet vetë kanë përfaqësuesit e tyre politikë në rangjet më të larta në pozicione ministrore e kyçe. Familjet kanë “decinat”, grupe kriminale që veprojnë në territore të ndryshme me drejtuesit e tyre dhe të mbushura me “soldatti” (ushtarët) e “picciotti” e “operai”, që në përputhje me realitetin përkthehen në shantazhues, patronazhistë e vrasës.

Shto “vrasësit” e opinionit që paguhen si analistë e bredhin studiove me referate partie në dorë.

PushtEdi ka strukturë impresionuese falë arkitektit të tij.

PushtEdi ka sektorët e vet të veçantë. Sektorin e korrupsionit e korruptimit, sektorin e racket-eteve, sektorin e narkotikëve, sektorin e pastrimit të parave, sektorin e grabitjes së zgjedhjeve, sektorin e pronave etj,  që zyrtarisht marrin emra ministrorë si Ministria e Financave, Ministria e Bujqesise, Ministria e Mjedisit e Ekonomisë etj etj.

Pastaj vijnë ato me D. Sektori 3D për propagandën bis. Sektori 4D për spiunimin pa limit me dhe pa teknologji, me SHIK e policë shik.

Sektori 5D+PPP. Ky është ai që vjel e rrjep lekët e buxhetit të njerëzve me kg se zerot janë unlimited, që përdoren për hotele, luks, lobime e vota.

Ky PushtEd është regjimi-pusht që prekim çdo ditë.

Një arkitekturë e llahtarshme krimi,  korrupsioni e taksash marramendëse, amorali dhe devijancash. I ndërtuar me bazë frikën, terrorin dhe e miksuar me ideologjinë eksteme majtiste!

Dobësia e tij qëndron në pikën e tij më të fortë: në frikën.

Frika nga ndëshkimi e revolta që thërret, do ta shkërrmoqë PushtEdin e pushtetit,  si ngrehina e mishërimit të frikës dhe paranojave personale të buratinit-shef të organizatës, Kryeministër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here