Deklaratat/ Si e “vodhi” Veliaj mbështetjen e Ramës

Pas një jave heshtjeje të habitshme, Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë vendosur të flasin, në pak orë diferencë nga njëri-tjetri, për skandalin e padëgjuar të drejtorëve të 5D në bashki, të cilët akuzohen se i kanë çuar mbi 20 milionë euro para publike, kompanisë së tyre private. Lapsi.al ka parë me lupë të dyja deklaratat me sinkroni kohore, për të kuptuar se ç’ka ndodhur në sferat më të larta të pushtetit.

 

Ndërkojë që prej një jave qarkullonte dilema nëse lideri do ta shiste apo mbronte delfinin e tij, epilogu publik i kësaj pikpyetjeje ka qenë fjala e Ramës. Pra një gjë është e qartë: së paku gojarisht ai i ka dalë në krahë Lalit. Po si ndodhi kjodhe pse Edi Rama mori këtë vendim që sikur mos ti mjaftonin të vetat, i vë mbi shpinë edhe zullumet e bashkisë së Tiranës. Një version mund të gjendet në strategjinë e mbrojtjes që ka zgjedhur Veliaj duke përdorur me “fjalë e presje” argumentat që shefi i ka thënë publikut kur është gjendur në të njëjtin hall.

Përgjimet/ A ishte Erjon Veliaj pronari i vërtetë i kompanisë “5D”? 

Pra Edi Rama se paku publikisht, nuk muntë të dilte e të thoshte se parimi që vlen për mua, se shokët kanë ngrënë mollë dhe dardha pas shpinës time, nuk është i vlefshëm për të tjetër. Ai nuk mund të mohonte logjikën që e ka bëtë të vetën se janë bërë punë të mira pavarësisht se dikush ka pasur qëllime të mbrapshta. Në logjikën e tij të alibive Erion Veliaj ka zgjedhur të mbajë të njëtën vijë mbrojtëse. Dhe për ta theksuar këtë në ekstrem, kryebashkiaku ende në detyrë ka zgjedhur të bëjë analogji në tekstin e tij se ai nuk ka ditur gjë për Qaton, Mollën e

Njësoj se Rama që nuk dinte gjë për Ahmetajn: “Tani ka një pyetje, sa brutale aq edhe banale, që ngrihet rëndom nga inkuizitorët mesjetarë, sigurimsat modernë dhe prokurorët mediatikë nëpër banaqe televizionesh, kurdo që SPAKU vepron ndaj një zyrtari të caktuar: Si ka mundësi të mos i dinte këto Edi Rama dhe si mund të ndodhi që, deri edhe zëvendësi i tij, një person që sot është në kërkim nga drejtësia, t’i bëjë këto pisllëqet e mëdha për të cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit” ka thënë Veliaj në apologjinë e tij.

Por paralelizmi se Erioni është po aq i pafajshëm sa Edi në aferat kur vartësit e të dyve janë kapur me preshë në duar, nuk përfundon këtu. Lali vazhdon: Ai e justifikon padijen e tij me atë të Edi Ramës.

“Më falni! Po pse, në cilën pjesë të funksionit të tij të përcaktuar me Kushtetutë dhe dispozita ligjore, kryeministri duhet të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, për të përfituar në mënyrë të paligjshme?!”

…Si mund të jetë kaq e padiskutueshme, që një kryeministër, apo në rastin tim, një kryetar bashkie, të jetë në dijeni të çdo gjëje që s’ka të bëjë fare me funksionin e tij të përcaktuar me ligj apo me objektivat e me një mijë e një problemet e përditshme të punës së tij?!”

Dokumentat/ Si trukohet një tender në bashkinë e Veliajt

Sikur të mos i mjaftojnë këtë krahasime që nuk kan vlerë për të bindur publikun, por vetëm për të ushtruar presion mbi shefin se ai nuk mund ta shesë mbi të njëjtin princip për të cilën veten e tij e mbron, Veliaj përdor edhe argumentin e ramës se ai personalisht nuk ka futur gjë në xhep.

“…në pritje të fjalës së fundit të drejtësisë për ta, unë vetë nuk kam çfarë pres për t’ju parë të gjithëve në sy dhe për t’ju thënë se asnjë përfitim i paligjshëm personal, nuk më ka lidhur kurrë as me ta dhe as me askënd tjetër në detyrën time si shërbëtori numër një i Tiranës sonë”.

Pas kësaj taktike perverse a mund të dilte Rama e të thoshte se mbrapa kurrizit të Beliajt nuk mund të haen mollë e dardhe kurse mua mund të më ndodhë?

Natyrisht që jo. Prandaj kryeministri mbështeti “qëndrimin e drejtë të Erionit sot” dhe e perjashtoi ate nga fajesia kolektive. Me qasjen që zgjodhi Veliaj e fitoi së paku mbështetjen publike të Ramës qoftë dhe me cmimin e lartë se askush nuk di gjë. Tani mbetet që Ahmetaj, Koka, Bllako, Qato e Molla kanë qenë injorantë e dikush më pshtë ia ka futur edhe atyre.

©Lapsi.al

Share it :