Lejoi trafikun e armëve drejt Italisë, detaje nga arrestimi i policit në Portin e Durrësit

Të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i punonjësit të policisë në Portin e Durrësit.

Bëhet fjalë për Inspektor Besart Xhaferri, 37 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës.

 

Burimet bëjnë të ditur se nga hetimet e kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, u dokumentua me prova se ky punonjës policie ka shmangur në mënyrë të qëllimshme kontrollin e mjetit tip Bizarke me drejtues shtetasin E. U., 45 vjeç.

 

Kjo makinë ka udhëtuar me linjën Durres-Bari dhe sapo ka zbritur në Bari, gjatë kontrollit i janë gjetur 2 armë zjarri të tipit pistoletë.

 

Gjatë kontrollit në Portin e Durrësit, skaneri ka dhënë dyshime, por efektivi e ka anashkaluar duke lejuar kalimin e mjetit.

 

 

Share it :