“Në këtë qeverisje, korrupsioni është kulturë”/ Tabaku: Kompanitë që ndërtojnë në Tiranë ose të lidhura me zyrtarë ose me grupe kriminale

0
88

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se në këtë qeverisje, korrupsioni është kulturë.

E ftuar në studion e News24, deputetja demokrate u shpreh se ‘kompanitë që ndërtojnë në Tiranë nuk mund të jenë me kapital zero, nuk mund të kenë lidhje të ngushta me zyrtarë të lartë, por se duhet që të plotësojnë disa kushte themelore’.

Ajo deklaroi se disa persona bashkëpunojnë me grupet kriminale për të dëmtuar buxhetin e shtetit.

“Në këtë qeverisje korrupsioni është kulturë. Çdo ligj që kalon në parlament duhet ta ketë frymën antikorrupsion. Kompanitë që ndërtojnë në Tiranë nuk mund të jenë me kapital zero, që janë të lidhura me zyrtarë të lartë. Nuk mund të marrin statusin e investitorit strategjik të tilla kompani. Legjislacioni duhet të vendosë disa ndalesa. Kompani që nuk kanë realizuar më parë punime, kompani që vijnë nga persona me precedentë kriminal nuk mund të marrin përsipër punime, të gjitha janë sipas legjislacionit të BE-së dhe nuk u miratuan.

Ky duhet të jetë fokusi, çrrënjosja e kësaj kulture. Këtu bëhet fjalë për grupe kriminale. Sepse kur pesë persona bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për ta dëmtuar buxhetin e shtetit, bëhet fjalë për grup të strukturuar kriminal. Dhe kur operon nën kryetarin e bashkisë, i bie që është ose i paaftë ose budalla, se rezulton që nuk ka marrë vesh asgjë çfarë ka ndodhur”, tha Tabaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here