Tragjedi në brigjet greke/ Fundoset gomonia me emigrantë, humbin jetën tre vajza të mitura

Një tragjedi ka ndodhur sot në brigjet e ujërave greke ku si pasojë e fundosjes së një gomoneje me emigrant, kanë humbur jetën 3 vajza të mitura të moshës 4,7 dhe 10 vjeçe.

 

Mediat greke shkruajnë se autoritetet kanë arritur të shpëtojnë 16 persona të tjerë, tetë prej të cilëve ishin fëmijë, më i vogli prej tyre 30 ditësh. Operacioni i shpëtimit filloi kur tre emigrantë afganë mbërritën në qytetin e Kios në mëngjes dhe informuan autoritetet për njerëzit e mbetur të bllokuar në bregun shkëmbor të Kardamylos.

Në vendngjarje tentuan të mbërrijnë forcat e Autoritetit Portual të Kios dhe të Stacionit Portual të Kardamylos, ndërsa kërkimi u krye edhe nga deti me tre skaf dhe një helikopter të Rojës Bregdetare

 

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *