Kavajë/ Merr flakë furgoni i pasagjerëve, shkrumbohet plotësisht
Merr flakë furgoni pasagjerësh në qytetin e Kavajës. Ngjarja ka ndodhur pranë Drejtorisë së Ujësjellësit në këtë qytet. Fatmirësisht ngjarja ka ndodhur pasi pasagjerët kanë zbritur. Në momentin e incidentit kanë qenë të pranishëm vetëm drejtuesi i mjetit .Dyshohet se shkak për këtë ngjarje të jetë bërë një defekt në motor.