Të gjithë në krah të Kushtetutës! Ja pse intelektualët mbështesin Presidentin

0
170

Manifestimi ndërkombëtar i 2 marsit i thirrur nga Presidenti Meta po gjen gjithnjë e më shumë përkrahje jo vetëm nga qytetarët e shumtë, por edhe nga elita e vendit. Intelektualë, ish ambasadorë, personalitete të fushës politike, sociale e kulturore që kanë pasur një kontribut madhor në vend, kanë dalë në krah të argumentave të kreut të shtetit. Duhet vënë theksi fort tek togfjalëshi i fundit, pasi duhet theksuar se një pjesë e ketyre intelektualëve ndoshta nuk kanë qenë aspak dakord me politikën e ndjekur nga Ilir Meta si kryetar Kuvendi apo dhe si drejtues i LSI-së apo më parë si kryeministër.

E megjithatë, në çështjet të cilat Presidenti i ngre si problematika thelbësore që po kalon vendi, të gjithë emrat e listuar më poshtë bien dakord se kemi të bëjmë me një anomali të thellë ligjore. Shkeljet kushtetuese janë të qarta si drita e diellit, tentativa e mazhorancës në pushtet për kapjen e Gjykatës Kushtetuese është më evidente se kurrë, ndërsa ligji që i heq kompetencat Presidentit mbi betimin e gjyqtarëvë është unik në botën demokratike.

 

1 Prof. Lisen BashkurtiPresidenti Meta, në mënyrë të vazhdueshme transparente ka informuar opinionin politik dhe publik, kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet, arbitraritetin, manipulimet dhe falsifikimet që ka bërë mazhoranca dhe Qeveria për të kapur dhe kontrolluar trupën e Gjykatës Kushtetuese. Është koha për ndryshime të mëdha. Presidenti Meta po i prin këtyre ndryshimeve. Ja përse shqiptarët kudo që janë do ta mbështesin.

 2 Ish deputeti socialist, kompozitori Limoz Dizdari- Në 2 Mars do jem në Bulevard me Presidentin për të mbrojtur institucionet. Padyshim që prezenca ime intelektuale do të jetë duke mbështetur institucionin e Presidencës, për këtë duhet të më kuptoni. Është prezencë  intelektuale në mbështetje të institucioneve. Prezenca ime ka qenë e vazhdueshme gjithmonë në mbrojtje të institucioneve. Kjo sepse dhuna ndaj institucioneve është maksimalisht e rëndë.

3-Shkrimtar dhe publicist, Kim Mehmeti- Shqipërinë e rrezikon mortaja e ‘Rilindjes’ së Piktorit e jo korona virusi, ‘Shqipëritë’ tona janë të mbuluara nga mbeturinat që i hedhim çdokund, si dhe nga pisllëku dhe plehu politik. Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti!

4Heroi i komandove, ish-ministri Dritan DemirajRilindja pasi mori te gjithe pushtetet ekzekutive, legjislative, gjyqesore, mediat, me PPP-te, kanabizimin e te gjithe vendit, etj tani ka vendosur qe te shkaterroje dhe gurin e fundit te shtetit Shqiptar: Kushtetuten e Shenjte te Republikes se Shqiperise. Kushdo qe e do me zemer vendin, te bashkohemi ne mitingun paqesor te dates 2 mars ne oren 17:00 ne mbrojtje te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise njelloj siç e mbrojne dhe qytetaret amerikane Kushtetuten e SHBA-ve.

5- Ish-ambasador i Shqipërisë në OKB Agim NeshoSot Ilir Meta nuk është vetëm Presidenti i Republikës që është garant i mbrojtjes së Kushtetutës por edhe shtetari-qytetar në mbrojtje të Kushtetutës. Ai është gardiani i fundit i asaj që shqiptarët duhet ta kuptojnë që përbën qëllimin e ekzistencës (raison d’etre) të së ardhmes së tyre. Kjo është një cështje thelbësore për të ardhmen e shtetit Shqiptar

6- Ish ministri i PS-së, Elmaz Sherifi Në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë. Në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, si çështje e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim

7 – Aktor dhe regjisor, Edmond Budina- Kjo qeverisje, që sukses të saj ka vetëmburrjen, prepotencën, po dëbon rininë nga vendi, po iu vret shpresën e po largon përherë e më tepër ëndrrën tonë të kahershme, Shqipërinë si gjithë Evropa. Për të vazhduar ëndrrën e nisur në nëntëdhjetën, për të ringjallur shpresën, për të mbrojtur Kushtetutën, për ta çliruar Shqipërinë nga oktapodi rilindas, që nuk ka asgjë socialiste, por ka uzurpuar padrejtësisht të gjitha institucionet, duhet të bëhemi të gjithë bashkë më 2 mars për të mbështetur Presidentin Ilir Meta, i cili atë ditë dhjetori të nëntëdhjetës ndodhej në autobus së bashku me ne.

8 – Analisti Fatos Lubonja- Kur akte të tilla falsifikimi dhe shkeljeje të ligjit kryhen edhe ndaj institucionit të Presidentit, të gjithë duhet të ndihen më të pasigurt në këtë vend. Dhe kur them “të gjithë”, kam parasysh edhe socialistët apo mbështetësit e tyre, që pretendojnë se kanë një lloj dinjiteti. Madje, do të thosha se nëse kanë mbetur të tillë, ata duhet të jenë të parët që nuk duhet të lejojnë që partia ku bëjnë pjesë të shkelë në këtë mënyrë themelet e demokracisë, siç është edhe Kushtetuta. Problemi i së sotmes është që çdokush, e përsëris, edhe ata që sot militojnë në partinë në pushtet, edhe ata që bëjnë pjesë në frontin e atyre që duan ruajtjen e statukuosë, sepse e kanë të lidhur qerren e interesit personal me Ramën; edhe prokurorët dhe gjykatësit që sot konsiderohen se janë kapur nga PS-ja duhet të gjejë mënyrën për të reaguar kundër këtij grushti shteti kushtetues.

9 – Ish ministri i jashtëm, Besnik MustafajUnë besoj se Meta synon të ndërgjegjësojë shqiptarët që ka një rrezik serioz për demokracinë dhe nëse e bën në 2 mars do e konsolidojë rivalitetin e tij përballë Ramës.

10 – Peshëngritësi Kampion Europë, Briken Calja- Jam me presidentin, për Shqipërinë, për kombin, për Kushtetutën, në manifestimin historik të 2 marsit.

11 – Pedagogu i gazetarisë, Mark Marku-  Nuk është i paligjshëm që Ilir Meta të thërrasë në takim apo tubim dhe të konsultohet me qytetarët.Mendoj që gjendja është emergjente. Po i jepet goditje demokracisë dhe Presidenti është betuar për të mbrojtur Kushtetutën.

 

*Përgatiti materialin: Brikena Bisku / STANDARD.AL

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here