Dy aksidente në “Pogradec-Qafë Thanë”, 10 të lënduar

Dy aksidente rrugore janë regjistruar paraditen e kësaj të hëne të parë të 2024. Rreth orës 10:00 në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 makina, për pasojë janë lënduar 6 persona. Fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L. Për pasojë kanë marrë lëndime 6 shtetas, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *