Media ka mësuar detaje të reja nga plagosja e kësaj të hënë në Tiranë.
Autori Saimir Xhafa dhe i plagosuri Agim Jezaj kanë qenë të dy brenda xhamisë Xhura. Sherri ka nisur brenda xhamise.
Pasi kanë dal nga xhamia autori Saimir Xhafa ka bërë lëvizje më të shpejta ku ka shkuar tëk makina dhe ka marr armën e zjarrit në momentin kur ka marr armën i ishte drejtuar të plagosurit duke e qëlluar 3 herë në bark.
I plagosuri ndodhet në spital i cili po kryen një ndërhyrje.
Ende nuk eshte i qarte shkaku i konfliktit, por policia po punon me familjaret e te plagosurit dhe autorit.