Të rinjtë europianë i bashkohen PD: Po rrezikohet integrimi në BE

Të rinjtë e djathtë europiane, ju bashkuan tubimit solidarizues, të mbajtur poshtë banesës së liderit të opozitës, Sali Berisha, duke shprehur mbështetjen për të dhe shqetësimin, që Shqipëria po I largohet vlerave europiane dhe po rreshtohet krah vendeve diktatoriale.

Carlo Angrisano, sekretari i Rinisë konservatore në Spanje deklaroi se qeveria shqiptare po i përdor institucionet kundër pluralizmit, duke rrezikuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Jemi këtu sot sepse si të rinj që jemi pro demokracisë, pro sundimit të ligjit, ne kemi një detyrë ndaj të rinjve shqiptarë që janë duke luftuar për demokracinë, në vendin e tyre. Në Shqipëri, qeveria po shpërdoron mundësinë për të aderuar në Bashkimin Europian, sepse po i përdor institucionet kundër opozitës dhe po vendos në rrezik të gjitha gjërat per të cilat ky vend ka luftuar në më shumë se 30 vjet. Nuk funksionojnë kështu demokracitë perëndimore. Madje është e kundërta që Shqipëria duhet të bëjë. Dua ti shpreh gjithë mbështetjen time, Forumit Rinor të PD dhe gjithë rinisë shqiptare që po lufton për të drejtat e tyre dhe për të drejtat e brezave që do vijnë”, u shpreh Carlo Angrisano.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *