Mbi 100 dosje për kultivim droge të referuara nga policia e Krujës në prokurorinë e Tiranës, janë pa autor.
Praktikat hetimore të rregjistruara në prokurorinë e kryeqytetit, tregojnë rastet e dokumentimit të kultivimit të drogës në zonën e Krujës, por çuditërisht në pjesën më të madhe rastet e hetimit janë pa autor.
“Ora News” mëson se brenda vitit 2023 në prokurorinë e Tiranës kënë mbëritur nga komisariati i Krujës, një numër i lartë referimesh të kultivimit të drogës. Pjesa dërmuese e rasteve është pa autor.
“…strukturat policore të zonës, kanë arritur të identifikojnë rastet e kultivimit të drogës dhe vendodhjet e tyre.
Por në këto raste nuk është zbuluar asnjë autor, qoftë si organizator i kultivimit të drogës por qoftë dhe si puntor i thjeshtë…”-thanë burimet për “Ora News”.
Tashmë pjesa më e madhe e këtyre çështjeve është kthyer për në komisariatin e Krujës, ku prokurorët kanë lënë detyra të posaçme për zbulimin e autorëve të dyshuar.
Zona malore e Krujës dhe pjesa e Fushë-Krujës, konsiderohen si teritore të kuqe të kultivimit të lëndëve narkotike.
Gjatë vitit 2023, policia në bashkëpunim edhe me prokurorinë kanë kryer dhjetëra operacione të përgjithshme, por asgjësimin e parcelave të mbjedhja me kanabis, por mbi 100 raste të kultivimit të drogës janë pa autor.