Uzuni e nis me gol 2024-ën, Granada siguron fitoren

Granada dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, e kanë nisur me këmbën e mbarë vitin 2024. Ka qenë pikërisht goli i sulmuesit beratas ai që i hapi Granadës rrugën e fitores ndaj Kadizit, takim i cili u mbyll në shifrat 2-0.  Ky është goli i pestë për Uzunin në La Liga, në 18-të ndeshje të luajtura deri tani me Granadën.

Uzuni e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 22-të, por u deshën dy minuta kohë që ky gol të verifikohej nga VAR-i për t’u quajtur i rregullt. Në fund të pjesës së parë miqtë fituan një penallti, por VAR-i e anuloi për simulim të sulmuesit të Kadizit.

 

Situata u përkeqësua më shumë në fillim të pjesës së dytë, pasi mbeten me 10 lojtarë. Në minutën e 70-të Granada shënon edhe golin e dytë me Zaragozën dhe me rezultatin 2-0 arrin të marrë një fitore shprese për të mbijetuar në La Liga. Me këtë trepikësh Granda shkon në kuotën e 11 pikëve, por mbetet sërish në vend të parafundit

 

GRANDA –KADIZ 2-0

 

 

Share it :