Këlliçi: Sa herë denoncojmë Veliajn, mediat nuk na transmetojmë. Por ne do vazhdojmë të publikojmë fakte dhe prova

Në konferencën për media nga selia e PD, Këlliçi tha se sa herë denoncojmë Veliajn, mediat nuk i transmetojmë.

“Kam vetëm një koment.

Gjatë kohës që kemi qenë në transmetim, më vjen një raport i medieve që nuk kemi qenë live në asnjë nga mediat, jo kombëtare, por as në mediat e tjera.

Kjo ndodh përherë, sa herë denoncohet këtu me fakte dhe prova Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe pagatori më i madh i medieve dhe blerësi i censurës me para, me leje ndërtimi, me favore.

Por ne do të vazhdojmë të bëjmë punën. Kështu që përditë do na shihni me prova të reja, me fakte të reja.

Do të vazhdojmë të kërkojmë transparencë të plotë për mega-aferën e shekullit, që është në fakt vetë dosja e inceneratorit të Tiranës.”

 

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *