U përfshi në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, Apeli i GJKKO lë në burg Ramazan Rrajën

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Ramazan Rrajën, nipin e ish deputetit të PS, Rrahman Rraja.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 04.01.2024, ora 11:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim R.Rr., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 472, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e disponimit me nr. 472 akti, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.

Kush është Ramazan Rraja

Kujtojmë që Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja u arrestua më 19 prill 2023 në Urën e Gjolës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata ka caktuar ndaj tij është masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë.

Gjithashtu, gjykata në Belgjikë dënoi gjatë muajit shkurt me 12 vite burg Rrajën.

Hetuesit belgë përgjuan Rrajën teksa fliste me një person tjetër për kontejner me banane ku kishte drogë.

Gjatë gjykimit, Prokuroria Publike e cilësoi grupin si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës.

Sipas dosjes së prokurorisë belge, banda trafikonte kokainë nëpërmjet Antëerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Evropën Perëndimore si dhe në Turqi e deri në Australi.

Gjithashtu, kjo organizatë kriminale kryente pastrimin e parave përmes një zinxhiri restorantesh në shuma që arrinin deri në 11 milionë euro.

Ndërsa gjatë muajit janar, Prokuroria e Posaçme SPAK lëshoi një urdhër arresti ndaj tij.

Më 15 nëntor të vitit të kaluar, Rraja u mor në pyetje mbi masakrën e Fushë-Krujës, ku i vrarë mbeti Brilant Martinaj.

Rraja akuzohet po ashtu për atentatin e kryer ndaj prokurorit Arjan Ndoj më 1 tetor të vitit 2019, ku i vrarë mbeti shoferi i tij, Andi Maloku.

Rraja i ka mohuar gjithnjë këto akuza dhe ka theksuar se nuk ka gisht në atë ngjarje.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *