Një ngjarje kriminale është parandaluar në Sarandë, ku 4 persona kishin organizuar rrëmbimin e një 49-vjeçari.
Policia njofton se ata janë ndaluar teksa udhëtonin me një mjet tip “BMW” në rrugën “Skënderbeu”. Brenda mjetit ndodheshin drejtuesi A. T. dhe pasagjerë shtetasit Juljan Brinja, 28 vjeç nga Borshi, dhe S. B. (vëllezër) dhe Gj. P.
Gjatë kontrollit në automjet, në vendin e pasagjerit ku qëndronte shtetasi Juljan Brinja, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe lidhëse plastike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit Juljan Brinja, 28 vjeç, S. B., 27 vjeç, A. T., 20 vjeç dhe Gj. P., 29 vjeç, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.
Këta shtetas dyshohet se në kërcënimin e armës do të rrëmbenin një shtetas 49 vjeç, banues në Sarandë, për motive të dobëta.