Për herë të parë, një shqiptare betohet si kryetare bashkie në SHBA

Violeta Berisha është gruaja e parë shqiptare që betohet si kryetare bashkie ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada shqiptare në New York, e cila shpreh vlerësime dhe mirënjohje për Berishën. Violeta Berisha u zgjodh kryetare e Bashkisë Fairview, në New Jersey.

“Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Violetta  Berisha u betua si Kryetarja e Bashkisë e Fairview, New Jersey. Borough of Fairview

Urime Violetta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë.

Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit. Suksese në rrugëtimin tuaj.

Krenarë për arritjet e shqiptarëve kudo që janë”, thuhet në postimin e ambasadës.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *