Berisha lexon mesazhin e një vajze: Agresioni më i madh që po bën narkoregjimi i Ramës është ndaj të rinjve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e vajzës së re në lidhje me pushimin nga puna të fejuarit të saj, për asyen e vetme se nuk i tregoi pronarit socialist se për kë do të votonte në 14 maj. Ajo shkruan se, agresioni më i madh që po bën narkoregjimi i Ramës është ndaj të rinjve.

“Në ditën e gjashtë të protestës të mbështetësve të kryedemokratit, nga dritarja e banesës së tij, Berisha theksoi se agresioni më i madh që po bën narkoregjimi i Edi Ramës është ndaj të rinjve.

Demokrate dhe demokratë anekënd Tiranës dhe vendit me rrezen e dritës dhe besimit për një ndryshim të madh, shpërndani nga kjo rrugë erën e ndryshimit, aq të shumëpritur nga shqiptarët.

Gjatë këtyre ditëve kam marrë me qindra e mijëra mesazhe.

Në fakt, e veçanta e tyre është se të shumta vijnë nga të rinjtë.

Një vajzë e re më shkruan: “Me 14 maj, punova për Erion Veliajn, kurse i dashuri im punonte në një mobilieri të madh. Nuk pranoi të tregojë se për kë do votojë. Nuk pranoi as të japë kartën e identitetit. Në korrik, ai u pushua nga puna. Padroni i tha se këtu në sipërmarrje ka vend vetëm për socialistë. Në shtator, partneri im mori rrugë dhe emigroi për në Gjermani. Dhe tre javë më parë thotë se duhet të shkoj dhe unë t’i bashkohem atij. Prindërit e mi janë dakord, më thonë shko bija ime, por sytë e tyre thonë të kundërtën e asaj që thotë goja. Babai im është i sëmurë, vuan nga mushkëritë. Më duket se do jetë lamtumira e fundit nëse unë do iki ndaj dhe nuk vendos dot ta lë atë në lamtumirën time të fundit. Këto ditë erdha te rruga e pallatit tuaj. Nuk kam marrë pjesë në protestë, por jam ulur me të rinjtë në kafene. Në fakt kur keni folur, kam konstatuar që ata të rinj dhe unë jemi përpjekur të dëgjojmë. Ju flisni për shpresën, për ndryshimin. Çdo i ri sot pret ndryshimin. Por ndjehem e turpëruar se shpresa duhet të jem unë vetë, por sot shpresa e vetme sot jeni ju në atë rrugë që po sillni erën e ndryshimit”.

Ky ishte mesazhi i një vajze, i një të reje. E vërteta është se ne këtu kemi denoncuar me forcë agresionin e Edi Ramës ndaj opozitës, kemi denoncuar vulën me gjykatës amoralë. Kemi denoncuar mosregjistrimin e emrit të Sali Berishës dhe PD në fletën e votimit.

Kemi denoncuar dhunën masive në zgjedhje dhe blerjen e votave. Kemi denoncuar agresionin e tij ndaj opozitës dhe arrestimin e liderit të opozitës. Vendimin e tij me gjykatës dhe prokurorë mercenarë, për t’i mbyllur gojën, i tmerruar nga fjala e lirë.

Kemi denoncuar aktet primitive, hakmarrëse ndaj gazetarëve dhe dhunën ndaj tyre.

Por pak kemi folur, pak kemi denoncuar për agresionin më të madh që po bën në Shqipëri dhe ky agresion është agresioni i narkoregjimit, i banditëve, i kriminelëve të pushtetit ndaj të rinjve shqiptarë.

Sot Edi Rama flet nga mëngjesi deri në darkë, por nuk flet dot një herë të vetme për të rinjtë.

Sot Erion Veliaj i mbledh ata vetëm kur do të vjedhë me koncerte, përndryshe u vë epitete fyese dhe poshtëruese”, tha Berisha

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *