Bledi Kasmi: Ky 33 vjetor i RD e gjeti fjalën e lirë në kushte mjaft të këqija!

Kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi, fjalimin për këtë 33 vjetor të daljes së gazetës, e mbajti në tubimin poshtë shtëpisë ku qëndron në arrest kryetari i PD, Sali Berisha.

Teksa sygjeroi një minutë heshtje për humbjen e gazetarit të RD, Armin Tirana, një ditë më parë, Kasmi u shpreh se, ky 33 vjetor i RD e gjeti fjalën e lirë në kushte mjaft të këqija.

“Poshtë diktatura! Të nderuar miq, e nisim këtë ceremoni të përvjetorit të 33-të të Rilindjes Demokratike me një minuta heshjte, në kujtim dhe në nderim të gazetarit të gazetës Rilindja Demokratike, Armin Tirana, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e djeshme.

Kjo është një ceremoni shumë e veçantë, jo se është përvjetori i daljes për herë të parë në print të gazetës RD, por se për të parën herë këtë ceremoni ne e zhvillojmë jo nëpër salla hotelesht, në kolltuqe, por mes jush mes qytetarëve sepse RD që ditën e parë që doli ishte një gazetë për qytetarët .

Ishte gazetë për çdo demokrat dhe për çdo qytetar të lirë të këtij vendi dhe ajo ka qenë ndërtuar dhe ngritur për qytetarët, ju përket atyre.

Sot kemi një realitet të vështirë dhe të trishtë që nuk e kishim menduar para 33 vitesh. Sepse askush nuk e kishte menduar përpara 33 vitesh se sot do e kishim liderin e opozitës në arrest shtëpie.

Asnjëherë s’e kishim menduar se themeluesi i PD sot do ishte në arrest, ndonëse mendojnë se mund të na prekin mes këtyre operacioneve, gjithçka është e qartë.

Sali Berisha nuk mund të arrestohet, Sali Berisha nuk mund të izolohet, Sali Berisha është frymë për të gjithë”, tha ndër të tjera Kasmi.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *