E rëndë në Pogradec/ 29 vjeçari dyshohet se ka abuzuar prej dy vitesh me 12 vjeçaren

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht për një kohë të gjatë nga një 29-vjeçar.

Policia thotë se ka arrestuar shtetasin me inicialet K.T, 29-vjeç, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën.

12-vjeçarja ka trguar në prani të psikologes se ka patur një lidhje 2-vjeçare me autorin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë shtetasin K. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçare, e cila në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me shtetasin K. T”, njofton policia.

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *