Protestuesit janë mbledhur sërish sot pasdite para shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha. Duke bërë thirrje në mbështetje të ish kryeministrit, protestuesit kanë shprehur vazhdimisht kundërshtinë e tyre për vendimin e gjykatës duke e cilësuar atë si një vendim politik.
