Salianji: Paratë e krimit po shkatërrojnë ekonominë! Qeveria ekziston vetëm për të pasurit

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka ngritur shqetësimin se paratë e krimit po shkatërrojnë ekonominë shqiptare.

Në postimin e tij në Facebook, Salianji thekson se masoneria është një nga sektorët në rrezik dhe se qeveria ekziston vetëm për të pasurit.

Postimi në fb

Paratë e krimit po shkatërrojne ekonominë! Fasoneria një ndër sektorët në rrezik, qeveria ekziston vetëm për të pasurit!

Probleme, shqetësime, pamundesi e sakrificë për të mbijetuar, dhe qeveria që nuk ekziston për njerëzit. E njejta panoramë në çdo cep të vendit. Dje në Gjirokastër me profesionistët e lirë, e sot në skajin verior.

Në Has takova dhjetra zonja që punojnë pa u lodhur në industrinë e fasonëve, fatkeqësisht të vetmet që sigurojnë të ardhura në familjet e tyre! Renia e Euros ka sjellë pasiguri dhe demtim të ketij sektori, e rrezikon të nxjerrë të papuna shumë vajza, gra e kryefamiljare, në gjithë vendin, si këto në Has. Llogaritet që rreth 75000 familje mbahen nga puna në fasoneri.

Në zonat e vogla si në Has kjo industri është punëdhënësi më i madh.

Qeveria në indiferencë të plotë, nuk bën asnjë perpjekje për të ndihmuar, a zbutur demin që ka shkaktuar zhvlerësimi i euros. Modeli ekonomik i rilindjes nuk është për njerëzit që lodhen e punojnë shumë. Është për krimin e oligarkët.

 

Share it :