Është shoqëruar në policinë e Durrësit, bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka që helmoi veten me fostoksinë pas Vitit të Ri.
Ka dyshime se bashkëshorti i viktimës, Xhemal Loka ushtronte dhunë ndaj 41-vjeçares. Ky i fundit jetonte në emigrim në Greqi dhe ishte kthyer në shtëpi më 27 dhjetor.
Dyshohet se bullizimi që i është bërë 41-vjeçares në TikTok ka shkaktuar konflikte me bashkëshortin e saj, gjë që ka ndikuar në vendimin e të ndjerës për t’i dhënë fund jetës.
Xhemal Loka, në dëshminë e dhënë për policinë, është shprehur se gruaja e tij ka patur stres e ankth kohët e fundit. Sipas tij, bashkëshortja Bedrie Loka mund ta ketë kryer aktin e vetëvrasjes pasi rreth një vit më parë persona të paidentifikuar i kanë hapur një adresë në rrjetin social TikTok me emrin e saj, ngjarje për të cilën viktima kishte bërë edhe një kallëzim penal.
Pistat e reja të hetimit janë nxitur nga deklaratat e vëllezërve të së ndjerës, që kanë thënë se burri i motrës së tyre kishte qenë një person i dhunshëm.
Ata e kanë identifikuar bashkëshortin e motrës së ndjerë si “njeri konfliktual dhe që bënte fjalë’
Po ashtu janë sekuestruar dhe telefonat e burrit dhe të fëmijëve.