NJOFTIM PER SHTYP
Berisha: Ne jemi këtu për ti thënë Edi Ramës se nuk ke të ardhme, se vjedhjet dhe plaçkitja e Shqipërisë shumë shpejt do të jenë para gjyqit të historisë
Ju dolët në shesh të vendosur për të përmbysur murin e korrupsionit, të krimit të organizuar, për të hapur në këtë mënyrë me betejën tuaj epike, dyert e shqiptarëve për votën e lirë.
Ky reagim, kjo vendosmëri, kjo kthesë epike që morët ju, tronditi, tmerroi tiraninë, tmerroi bajlozët e krimit, regjimin e drogës, bandave, dhe vjedhjeve, dhe u hodh në sulm total kundër opozitës.
Me një akt të pashembullt mohoi çdo të drejtë deputetëve në parlament.
Edi Rama nuk mund të pranonte hetimin sepse ka firmën e tij të zezë në vjedhjen e shekullit. Është ai që përdori procedurë antiligjore për të vjedhur, qindra milionë dhe për ti përcjellë në kontot offshore.
Është ai, që përdori të gjithë pushtetin e tij për ti imponuar shkeljen e çdo ligji dhe rregulli me firmën e tij.
Është ai që në vjedhjen e dytë të shekullit që kalonte nga studio më studio televizive, me një gërshërë dhe pincë të thyer,mashtronte si halabak shqiptarët; se ja me çfarë operoheshit ju.
E bënte këtë vetëm e vetëm, sepse e dinte që prapa mashtrimit të tij do të siguronte nga taksat tuaja, djersa juaj, qindra e qindra milionë euro të reja.
Edi Rama u tmerrua sepse opozita u ngrit dhëmbë për dhëmbë me të, kundër aferës së portit të Durrësit, parajsës së tij dhe të trafikantëve të drogës, duke u vjedhur shqiptarëve më së paku një truall që shkon miliarda Euro.
Edi Rama u tërbua, kaloi në aksion brutal kundër opozitës, sepse opozita denoncoi një e nga një të gjitha vjedhjet e thjeshtrës së tij me pushtetin e njerkut të artë.
Opozita u tregoi shqiptarëve se morali i tyre është vetëm një; vjedhja dhe vetëm vjedhja juaj.
Atëherë Edi Rama vendosi të kalojë na masa ekstreme, të akuzojë Sali Berishën për korrupsion sepse dhëndërri i tij ka marrë 410 metër tokë të trashëguar nga familja, mes 1 miliardë e 577 milionë e 400 mijë metra katrorë që morën mbi 510 mijë shqiptarë.
Edi Rama kërkon të mbrohet me dhunim të të drejtave, me mashtrime, trillime, por ne jemi këtu. Ne jemi këtu për ti thënë nga kjo rrugë, se Edi Rama nuk ke të ardhme, se vjedhjet, plaçkitja e Shqipërisë, e votës së lirë, se pushteti yt mbi krimin, drogën, do të jetë shumë shpejt para gjyqit të historisë.